Poezi nga shkrimtari Esad Mekuli:

Poezi nga shkrimtari Esad Mekuli:

A asht fajtor shqiptari pse nën kët qiell jeton,
nën kët qiell – në trojet e të parëve të vet ?
A asht fajtor pse asht, e përkundër të gjithave qindron –
Shqiptari, rob e njeri që do i vetvetes të jet?!

A asht fajtor Shqiptari pse sytë flakë i vetojnë
tue shikue se si tjetri nga plangu e shtëpia e dëbon?
A asht fajtor pse asht dhe kur të mos jetë dishirojnë,
pse për votër derdh gjak dhe i gjallë nuk e l’shon?

A asht fajtor Shqiptari pse, si të tjerët, po don
të jetojë si Njeri në të vetat sot e përjetë?
A asht fajtor pse përkundër dhunës qindron
nën qiellin e Kosovës loke, në trollin e të parëve të vet!

(1938)

Poezinë e Esad Mekulit e karakterizon bukuria e shprehjes, stili i rrjedhshëm i të shkruarit me një harmoni të veçantë të të gjitha elementeve poetike, guximi për t’u rrokur për tema të nxehta e të ndjeshme, me të cilat vështirë që kanë guxuar të merren politikanët dhe institucionet e kohës./21Media