E vërteta e simbolit të paqes…

E vërteta e simbolit të paqes…

Sot është Dita Ndërkombëtare e Paqes e themeluar nga Kombet e Bashkuara. Ajo shënohet nga qindra miliona njerëz dhe mijëra organizata më 21 shtator të çdo viti.

Figurat e kafshëve dhe shpendëve, njerëzit shpesh i përdorin për të simbolizuar një diçka të veçantë dhe tani më është bërë e zakonshme.

Në kultura të ndryshme, macja e zezë simbolizon fat të keq vetëm se ka ngjyrë të zezë, kur bufi konsiderohet si shpend që ka intelegjencë vetëm pse ka sytë e mëdhenj dhe sheh natën, e pëllumi i bardhë simbolizon paqe, a ndoshta veç pse është i bardhë?!

Mirëpo, secila nga këto ka një shpjegim dhe histori të veçantë dhe nuk është çështje ngjyrash.

Në përgjithësi zogjtë janë të privelegjuar pasi që kanë një lidhje ndërmjet qiellit dhe tokës, shkruan rtv21.tv.

Shpesh keni parë se pas çdo gjesti human lirohen pëllumba të bardhë që të fluturojnë të lirë. Por, a e dini pse ka mbetur që pikërisht ky shpend të simbolizojë paqe?

Pëllumbi si simbol i paqes ka mbetur që nga periudhat e hershme të krishtërimit dhe paganizmit.
Sipas librit të shenjtë të krishtërimit ”Biblës”, thuhet se toka ka kaluar në një sfidë të përmbysjes nga uji, kështu Noeja (Nuhu, siç njihet nga religjioni Islam), dërgoi pas përmbytjes një pëllumb të bardhë me synimin për të gjetur tokë të thatë. Pëllumbi u kthye pas pak kohe duke mbajtur në sqepin e tij një degë të njomë ulliri, shenjë që tregon se ujërat ishin tërhequr dhe se qetësia dhe paqja ishin kthyer në tokë.

Një shpjegim tjetër është se pëllumbi i bardhë në krishterimin e hershëm është portretizuar me aktin e pagezimit të Jezusit pra, ikonografia e një pëllumbi simbolizon frymën e Pagëzimit të Jezusit./21Media