Një këngë kushtuar vuajtjeve të shqiptarëve që jetojnë në Turqi pritet të publikohet së shpejti nga këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli dhe këngëtari turk Sinan Alçik.

Kënga është gërshetim i gjuhës shqipe edhe asaj turke e cila përmban një tekst mjaft prekës, shkruan rtv21.tv

“O vëlla jam shqiptar Kosovën me vete e kam marrë, shumë të fala kjo zemër ju qon tokën e vet kurrë nuk e harron. Më kuptoni aman a sa dhembje kam shqip nuk flas po jam shqiptar”, thuhet në njërën prej tekstit të këngës.

Dyshja nuk kanë dhënë detaje se kur do publikohet kënga e re. Në një intervistë për mediat turke Shyhretja dhe Sinani kanë treguar se këngën do e publikojnë me videoklip të xhiruar në Turqi./21Media