Kosova ka para për të paguar vaksinën kundër COVID-19 kur ajo të jetë e gatshme. Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai shtoi  se Kosovës i është mundësuar që për një përqindje të popullësisë të jepet edhe falas

“Për vaksinën jemi në komunikim me OBSH-në. Neve na është mundësuar vaksina edhe përmes blerjes dhe falas për diku 20 për qind. Çmimi është unik që e blen BE-ja dhe ata e shpërndajnë për shtetet. Ai çmim është referent për të gjithë. Ne sigurisht që kemi para për ta blerë atë sepse edhe na obligon ligji anti-COVID për t’ia siguruar çdo qytetari falas”., tha Zemaj në një intervistë televizive.