Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi për fansat e saj ka zbuluar se a do ta lë muzikën, nëse këtë ia kërkon i dashuri.

26 vjeçarja kësaj radhe ka vendosur të qëndrojë edhe më afër ndjekësve të saj në “Instgram”, kështu duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, shkruan rtv21.tv.

Një ndjekës/e e ka pyetur Fifin nëse do ta lë muzikën për personin e zemrës? Kësaj pyetje këngëtarja iu përgjigj gjërë e gjatë.

Ajo ka shkruar se këtë ndoshta do ta bënte më parë por, tani la të nënkuptohet se nuk do ta bën një gjë të tillë.

“Para ni kohe mbase edhe kisha thanë Po..ama nuk ia vlen me ndryshu as edhe qimen e flokut per dike tjeter, perveq nanes e babes,,Ata qe te duan me te vertet, te duan ashtu siç je!”, është përgjigjur Fifi.

Fifi në fillim të muajit korrik ka publikuar bashkëpunimin me artistin e njohur  Young Zerkën të titulluar “Pa Gajle”, projekt ky i cili deri tani në Youtube ka mbledhur mbi 2 milionë klikime./21Media