Derisa vaksina e shumëpritur e koronavirusit fillon të përhapet, është tashmë e qartë se jo të gjithë do të kenë akses. Për gratë shtatzëna dhe ato me gjidhënie, kjo qasje do të varet nga vendi ku ata jetojnë.

Provat klinike për vaksinën Pfizer-BioNTech nuk përfshijnë as gra shtatzëna dhe as ato me gjidhënie dhe kompania ka thënë se të dhënat e disponueshme deri më tani janë “të pamjaftueshme” për të përcaktuar rreziqet për shtatzëninë që paraqiten nga vaksina.

Në MB, kjo mungesë e të dhënave ka bërë që rregullatorët të përjashtojnë gratë shtatzëna dhe ato me gjidhënie nga programet e vaksinimit. Në SHBA, është lënë të vendosin vetë  gratë./21Media