A do të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë?
Pagat për mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë që janë në grevë do të dalin të hënën. Kështu tha kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli. Sipas tij ka ndodhur një gabim teknik.
“Për pagat unë sot kam pas një komunikim me partnerin social dhe sipas tyre ka ndodh një gabim teknik. Unë besoj se të hënë do të ekzektohen”, tha Hykolli në konferencë ku u bë e ditur se greva në institucionet publike do të pezullohet deri në muajin Janar të vitit 2023.
Kujtojmë që shtesa prej 50 euro për sektorin publik do të dalin në muajin e ardhshëm bashkë me shtesën për muajin tetor. Kjo shtesë do të vazhdohet edhe për muajin nëntor dhe dhjetor./21Media