Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas takimit me ushtruesen e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmanin tha se nuk kanë diskutuar për datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Ai deklaroi që kanë shprehur interesimin që të jetë sa më e afërt e diela zgjedhjeve të ardhshme.

I pyetutr rreth vendimit të Kushtetueses rreth pamundësisë së kandidimit për deputetë të personave që janë të dënuar me vendim të formës së prerë, Kurti tha se do të presin aktgjykimin e plotë për të thënë qëndrimin që kanë rreth kësaj çështjeje.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendo do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor./21Media