Javën tjetër pritet të mbahet tryezë me partitë politike për të diskutuar për postin e presidentit, ka njoftuar kryetari i LDK-së Isa Mustafa. Ndërsa, kryeministri Avdullah Hoti paralajmëron se shumë shpejtë do të dihet data e zgjedhjeve ose mëri i ri i presidentit. Por, ende nuk ka asgjë të definuar ndër partitë politike. Disa kërkojnë zgjedhje e disa zgjidhje. (Përgatiti: Burim Zariqi
Kamera: Berat Bahtiri)./21Media