Trajneri tregon rreth lëndimit të Andres Iniestas

Trajneri tregon rreth lëndimit të Andres Iniestas

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka folur rreth lëndimit të yllit të skuadrës, Andres Iniestës dhe mundësisë për të luajtur nesër kundë Espanyol-it apo jo.

Ai gjatë një prononcimi ka bërë të ditur se mesfushori blaugranëve ka disa probleme.“A mund të luajë Iniesta? Nesër ne do të shohim. Ajo një problem me ijën dhe ne do të shohim nesër”, ka thënë Enrique.

Barcelona nesër duke filluar nga ora 20:45 do të ndeshet me Espanyol-in dhe për këtë ndeshje do t’i mungojnë edhe Rafinha dhe Aleix Vidal./21Media