A do të mund të shpëtohej foshnja në barkun e shtatzënës që u vra? Zejnullahu-Raçi refuzon të përgjigjet

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës (SHSUK), Pranvera Zejnullahu-Raçi, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve lidhur me vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së.
Pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, gazetarët e kanë pyetur Zejnullahu-Raçin nëse do të jap dorëheqje pas këtij rasti dhe nëse fëmija në barkun e shtatzënës së vrarë do të mund të shpëtohej, por ajo s’është përgjigjur.
E njëjta është larguar nga salla bashkë me deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, e cila e kryeson këtë komision.
Ndryshe, një vrasje është kryer dje rreth orës 18:00, në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Viktima është një 35-vjeçare që ishte në javën e 41-të të shtatzanisë. Ajo është vrarë para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë, ku kishte shkuar për të kryer lindjen.
I dyshuari për vrasje është Sokol Halili, me të cilin viktima ishte në prag të divorcit. Pas vrasjes, ai ka ikur dhe ende ndodhet në arrati.

Back to top button