A do të ndriçohen sheshet për festa, tregon Rizvanolli

"Do ndërmarrim masa për kufizimin e kohëzgjatjes dhe masës së tyre"

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se nuk ka ndonjë vendim të kohëve të fundit për mosndriçim të shesheve.
“Nuk ka ndonjë vendim të kohëve të fundit për mosndriçim të shesheve, ose për mosndriçim gjatë festave të fundvitit, në masat obligative të kursimit që i kemi votur në qeveri para rreth një muaji, është i ndaluar ndriçimi dekorativ”, tha Rizvanolli.
Por ajo tha se po planifikojnë që të ndërmarrin masa për kufizimin e kohëzgjatjes dhe masës së ndriçimeve dekorative.
“Konsideroj që është tejet e rëndësishme që komunat, por edhe qytetarët të kenë vëmendje dhe të mundohen sa më shumë që është e mundur që edhe edhe kohëzgjatja, mënyra dhe pajisjet të jenë të tilla që shpenzojnë më pak dhe që ta kenë parasysh ndikimin në konsum të energjisë dhe koston që kjo e bartë me vete”, u shpreh Rizvanolli./21Media

Back to top button