Një vit e gjysmë pasi u largua nga Chelsea dhe nënshkroi për Real Madridin Eden Hazard po krahasohet me Gareth Bale nga mediat spanjolle dhe ai nuk po del aspak mirë nga ky krahasim.

Çfarë ka ndodhur me Hazardin? ishte debati në një radio spanjolle në fundjavë pas një shfaqje tjetër mbresëlënëse në ndeshjen e tij të parë si titullar që nga nëntori.

“Cadena Ser”, i njëjti stacion, duke debatuar ndikimin ose mungesën e Hazard, zhvilloi një sondazh nëse tifozët besonin ose jo se një ditë do të shihnin më të mirën e Hazard në fanellën e Real Madridit. Një shumicë e madhe prej 81 përqind u përgjigjën me Jo.

Ekziston një sens në rritje që Chelsea mori më të mirën nga Hazard dhe Real Madrid jo vetëm që gaboi me blerjen e tij në këtë fazë të karrierës së tij, por edhe me pagimin e një çmimi kaq të lartë për të kur kishte vetëm një vit nga kontrata e tij.

Tani, ekzistojnë spekulime në rritje se Chelsea mund të provojë ta rikthejë reprezentuesin nga Belgjika në “Stamford Bridge”, gjithmonë nëse Real Madridi shprehë gatishmëri për shitjen e lojtarit me një çmim shumë më të ulët nga ai i blerjes së tij.

Nga ana tjetër, Hazard në shumë deklarime të tij nuk e ka fshehur admirimin për ish-skuadrën e tij dhe madje as nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimit në “Stamford Bridge”.