A do të shkojë LDK e vetme në zgjedhje apo në koalicion?
22 Dhjetor 2020
Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi u deklarua për media pas takimit me U.d. e Presidentit, Vjosa Osmanin, me ç’rast u shpreh se orientimet janë që LDK të shkojë e vetme në zgjedhje edhe pse siç shtoi Abrashi, kjo pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së.
Abrashi tha që LDK ende nuk e ka caktuar kandidatin për kryeministër.
Përfaqësuesi i LDK-së, Arban Abrashi pas takimit me u.d të presidentit, Vjosa Osmanin deklaroi se datat e përmendura sot për zgjedhje ka qenë data 7 shkurti por, siç tha ai ende nuk dihet. /21Media