Klosi: E sigurt është që nuk do ketë më festa e shkuma party

Klosi: E sigurt është që nuk do ketë më festa e shkuma party

Me ngrohjen e motit thuren planet edhe për pushimet verore. Por për pyetjen a do të bëjmë plazh këtë vit duket se nuk kanë një përgjigje as autoritetet drejtuese.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, për Ora News tha se gjithçka do të varet nga ecuria e pandemisë.

Por nëse ne do të vendosim të bashkëjetojmë me këtë virus që sipas të gjitha parashimeve të ekspertëve do të vazhdojë të na shoqërojë edhe në verë, plazhi nuk do të jetë më ai i përvitshmi.

“Nuk ka përgjigje për pyetjen nëse do të shkojmë në plazh sivjet apo jo. Nëse virusi do të jetë agresiv prioritet do të kemi jetët e njerëzve. Por nëse do të ketë lehtësira strukturat janë atje, do të fillojmë me rregulla sa i përket higjienës, distancës së pushuesve në plazh, do të ndryshojë mënyra e funksionimit të hoteleve, bareve dhe restoranteve duke u larguar nga masiviteti dhe grumbullimi i njerëzve në festa dhe party.”