Minsitri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ftuar në emisionin “ArgumentPlus” në RT21, deklaroi se qytetarët që nuk janë banorë të Republikës së Kosovës dhe vijnë nga shtetet që potencialisht janë shpërndarës të virusit duhet të kenë teste negative për Covid-19.

Zemaj gjithashtu theksoi se, pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve me Covid-19, aktualisht s’do të ketë lehtësim të masave.

“Edhe ketë javë të vazhdojmë me masat e njëjta”, tha ndër tjera Zemaj./21Media