Bionde ajo ishte edhe para një dekade

Bionde ajo ishte edhe para një dekade

Ajo sot është ndër emrat më të njohur të showbizit, e cila është mjaft e dashur nga publiku. Bëhet fjalë për modelen e njohur, Afrona Dikën, e cila është simpatike dhe e qeshur në çdo paraqitje, shkruan rtv21.tv

Bashkëshortja e këngëtarit, Blero Muharremit, krahas ditëve të sotme, që duket bukur dhe në formë, e tillë siç duket ka qenë edhe para një dekade. Kjo shihet nga imazhet e fundit, që modelja publikoi në instastory për 217 mijë ndjekësit e saj.

Bionde, e qeshur dhe e rregulluar deri në detaje, Afrona duket e mrekullueshme në imazhet e vitit 2010, 2012 dhe 2013.

Ndryshe, Afrona Dika dhe Blero Muharremi janë martuar vitin e kaluar, me ç’rast dasma e tyre është bërë ndër dasmat më të përfolura në showbizin shqiptar./21Media