Ajo sot është ndër emrat e njohur dhe të dashur nga publiku. Me zërin dhe paraqitjet e veçanta, këngëtarja kosovare ka bërë që të pëlqehet anë e mbanë trojeve shqiptare.

Fjala është për këngëtaren simpatike, Dafina Dautin, e cila pas vetes ka mbledhur fansa të shumë. E kur jemi te këta të fundit, Dafina së fundmi ka publikuar në instastory një imazh të vjetër të saj.

“15 vite më heret”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografisë së publikuar. Këngëtarja sot ka 37 vjet, ndërsa në kohën kur është realizuar fotografia, që dje e ka postuar këngëtarja, Dafina ka qenë 22 vjeçare, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, më datë 9 mars 2020, Dafina Dauti & Shqipri Kelmendi kanë publikuar projektin “Duro Duro”, i cili deri tani në Youtube ka mbi 84 mijë shikime./21Media