Ajo është njëra ndër këngëtaret më të dashura nga publiku anë e mbanë trojeve shqiptare. Me zërin e veçantë dhe performancat mbresëlënëse, ajo për dekada me radhë ka argëtuar publikun shqiptar. Fjala është për këngëtaren e mirënjohur kosovare, Remzie Osmanin, e cila edhe sot vazhdon karrierën me suksese të njëpasnjëshme.

Të rregulluar bukur nga koka te këmbët atë jeni mësuar ta shihni në çdo paraqitje, por edhe në imazhe të shumta që këngëtarja publikon në rrjete sociale. Krahas ditëve të sotme, ku Remzia duket për mrekulli, e bukur ajo ka qenë edhe para 29 vitesh.

Kjo shihet nga imazhet e artistes, të publikuara në internet. Bilbili nga Mushtishti është martuar në vitin 1992 dhe në fotografinë e saj si nuse shihet se ka pasur numër të madh të njerëzve, shkruan rtv21.tv

Remzie Osmani është e martuar me Halil Hamzajn dhe së bashku kanë dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën./21Media