Ai është ndër aktorët më të njohur dhe të dashur nga publiku shqiptar. Me rolet e shumta, ai ka mbeldhur pas vetes numër të madh të fansave anë e mbanë trojeve shqiptare, shkruan rtv21.tv

Fjala është për aktorin e mirënjohur, Naser Rafunën, i cili me humorin e tij i bënë të qeshë të vegjël e të mëdhenj. Naserin e sotëm, nga serialet dhe humoret e njohin të gjithë, por a e keni parë atë kur ka qenë më i ri?

Së fundmi, aktori ka publikuar në instagram një imazh të tij kur ka qenë 21 vjeçar. Në pamje duket se ai nuk dallon shumë me Naserin e sotëm.

“21 vjeq. SHAKESPEARE IN LOVE”, ka shkruar ai krahas fotografisë, në të cilën ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Ndryshe, “Melja” te “Kafeneja Jonë” dhe “Xheku” te seriali “Çka ka shpija”, janë dy nga rolet më të njohura të aktorit./21Media