Ai është ndër artistët më të dashur të showbizit shqiptar. Me zërin e veçantë, ai ka mbledhur pas vetes numër të madh të fansave, në mbarë trojet shqiptare.

Fjala është për këngëtarin e mirënjohur, Seldi Qalliun, i cili njihet për hitet e tij të shumta. Krahasuar me imazhet e ditëve të sotme, Seldi simpatik duket se ka qenë edhe si fëmijë.

Në një imazh të publikuar në internet, artisti si fëmijë shihet mjaft i qeshur dhe krahasuar me tiparet e fytyrës, ai nuk duket se ka pësuar ndryshime shumë të mëdha, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, “Buenos Aires” është projekti i fundit muzikor i Seldi Qalliut, i cili është publikuar më 5 tetor të vitit 2020./21Media