Ka kaluar shumë kohë prej që këngëtarja Dafina Rexhepi ka pauzuar nga muzika. Edhe pse nuk është parë në ndonjë klip ose intervistë televizive emri i saj është i njohur dhe në kujtesën e publikut ende janë këngët e saj.

Me zërin e saj të mahnitshëm Dafina arriti që për një kohë  shumë të shkurtër ta bëjë për vete publikun shqiptar.

Ndër këngët që u pëlqyen më së shumti janë bashkëpunimet me Etnon e gjithashtu edhe duetin me KAOS.

26-vjeçarja aktualisht është duke jetuar në Gjermani dhe jetën e saj personale vazhdon ende ta mbajë shumë private.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale duket se bukuria dhe ëmbëlsia në fytyrën e saj nuk ka ndryshuar aspak.

Më poshtë mund t’i gjeni disa fotografi të Dafinës . /21Media