Me ëmbëlsinë që e kishe arriti që të ketë përkrahje nga moshatarët e saj. Bëhet fjala për këngëtaren tani 27 vjeçare nga Gjilani, Feime Salihu e cila arriti të gëzoi famë që në fëmijëri.

“Pare Ka, Qare S’ka”, “Llafazanja”, “Palagaqe”, “Ylberi Famëkeq”, janë disa nga këngët me të cilat ajo u bë e njohur për të gjithë fëmijët në vitet 2000-2005.

Gjatë asaj kohe nuk i munguan as shpërblimet. Ajo ishte fituese e disa çmime në festivale të ndryshme të organizuara për fëmijë në atë kohë si Polifest Kids për 2 vjet rresht.

Nga ajo kohë Feimja ka ndryshuar shumë, ajo duket një vajzë e bukur dhe tërheqëse, çka mbetet e njëjtë te ajo është buzëqeshja e cila ia shton bukurinë edhe më shumë këngëtares.

Këngëtarja nga Gjilani, pas shkëputjes nga muzika  i vazhdoi  studimet në  Universitetin e Prishtinës Aktualisht është duke punuar në Ministrinë e Kultures Rinisë Dhe Sportit. /21Media