Kngëtarja Genta Ismajli që nga fillimi i karrierës së saj ka sjellur shumë hite dhe ka qenë e dashur për publikun. Genta aktive në muzikë është edhe tani ku gjithmonë arrin të duket bukur dhe të pëlqehet nga publiku, shkruan rtv21.tv

Por, a e mbani mend këngën e Gentës “Kthehu”, të cilin e kishte sjellur me një videkolip shumë interesant në vitin 2004. Në klipin e kësaj kënge, Genta është shfaqur si çdo herë me stil dhe shumë shije.

“Dridhem”,”Pse të dua ty”,”E pamundur”,”Possesiv”,”Luj me mua”,”Pranoje” janë disa nga projektet e Gentës që dëgjohen ende.

Kurse, “Ça Me Bo” titullohet projekti i fundit i Gentës, të cilin e solli në bashkëpunim me Marselin. Kjo këngë e publikuar në muajin gusht deri tani ka mbledhur mbi 9 milionë klikime./21Media