Një ndër emrat më të dashura për publikun e cila karrierën muzikore e ka nisur qysh në fëmijëri, është Adelina Ismaili, e cila vazhdon ende ta ketë dashurinë e madhe nga publiku, Adelina, cilësohet si diva më e mëdhe e skenës muzikore shqiptare, shkruan rtv21.tv

40-vjeçarjavazhdimisht ka publikuar këngë që kanë mbetur në mendjen e publikut. Një ndër to është edhe kënga “Kanagjegji’’ me të cilën mori pjesë në PoliFest në vitin 2003.

Kujtojmë se, këtë këngë Adelina verën e kaluar e ripërpunoi me titullin ‘Qikat’ që e solli në bashkëpunim me artisten e njohur Rina Balaj. /21Media