A e shkeli Kushtetutën Presidentja Osmani? Debat i fortë mes analistëve në RTV21

Diskutime të ndryshme dhe qëndrime jo të njëjta janë duke u dhënë në emisionin “Click” në RTV21 lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e presidentit.
Analisti Blerim Canaj ngriti drejtpërdrejt dilemat mbi interpretimin e vendimit, duke pyetur: “O zotëri, a e ka shkelur Kushtetutën apo jo?”
Ndërkohë, Engelbert Zefaj u përgjigj duke iu referuar qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se nuk ka pasur shkelje.
“Në parim nuk e ka shkelur Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese kështu ka thënë, nuk mundemi ne të themi ndryshe”, deklaroi Zefaj.