Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, këtë të martë ka qëndruar për vizitë në Komunën e Gjilanit. Ai së pari ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune Lutfi Haziri, për të vazhduar më pastaj në Spitalin e Përgjithshëm të kësaj komune dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik.

Zemaj gjatë gjithë vizitës është shoqëruar nga një numër i zyrtarëve që e kanë tejkaluar numrin prej 5 personave, e që me vendimin e fundit të qeverisë për masat anti-COVID ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave.

Ai kur është pyetur nga gazetarët se a po e shkel ligjin në këtë rast, tha se këto janë takime pune brenda institucioneve, derisa potencoi se të gjithë janë me maska.

“Këto janë takime pune brenda institucionit, atëherë e njëjta do të duhej të vlejë edhe për ju mediat me iu nda ka 5 ka 5, ka 2, ka 3. Kështu që racionalizoni edhe pyetjet edhe konkretizoni në aspektin e efikasitetit të kryerjes së detyrave edhe të ministrit po edhe të këtij stafi të mrekullueshëm që është këtu, të gjithë janë me maska, janë me mjete mbrojtëse dhe po e bëjnë punën dhe të gjithë bashkë edhe me ju do ta bëjmë punën në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, tha ai./kp