Flokët i sjellin fat futbollistit nga Gjilani

Flokët i sjellin fat futbollistit nga Gjilani

Futbollisti i njohur, Xherdan Shaqiri  është rikthyer në fushat e blerta pas më shumë se një muaji për shkak të një lëndimi që kishte, duke befasuar të gjithë me pamjen e re.

Shaqiri ka mbjellë flokët dhe tani duket edhe më i ri në moshë. Dhe kjo vërehet më së miri nëse shikojmë imazhet e tij të vjetra dhe këto që ka realizuar tani.

Ndryshe, Shaqiri arriti të bënte një ndeshje pozitive mbrëmjen e djeshme në derbi kundër Evertonit. Ai shënoi golin e parë për këtë sezon në Ligën Premier për Shaqirin, nga tri ndeshje të zhvilluara./21Media