Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, në një intervistë për revistën “Healthy” ka folur për lidhjet e saj të dashurisë, të cilat, sipas saj, kanë qenë të shkurtra në të shumtën e herëve. Bebe ka treguar se për momentin është e fokusuar tek projektet dhe se nuk ka asnjë në zemrën e saj.

Ajo po pushton skenën, kështu që nuk është për t’u habitur që fansat kanë filluar të pyesin nëse Bebe është single.

Këngëtarja në dukje i pëlqen të ruajë fokusin kryesor në karrierën e saj. Prandaj, përveç momenteve kur ajo shkruan një këngë në lidhje me një përvojë ose një ndarje nëpër të cilën kaloi, nuk është ajo që shpesh konfirmon marrëdhëniet e saj të mëparshme, transmeton rtv21.tv.

Megjithëse ajo ruan intimitetin kur bëhet fjalë për jetën e saj personale, ajo ka lënë të kuptohet për statusin e marrëdhënies së saj.

Bebe aktualisht nuk është e lidhur me askënd, por ajo ka bërë gjithashtu disa komente në lidhje me mbajtjen e romancave të saj. Nëse këngëtarja “Në emër të dashurisë” po takon dikë special, është një çështje private.

“Tani për tani, unë dua të jem në një lidhje, dhe ndjehem sikur nuk mundem sepse kam punuar kaq shumë – nuk dua që vëmendja ime të shkojë në ndonjë gjë tjetër përveç karrierës sime”, ka thënë këngëtarja 30 vjeçare.

Që prej intervistës së saj për “Healthy”, Bebe nuk ka komentuar për statusin e marrëdhënies së saj, megjithëse e ngacmoi fansat duke u “martuar në korrik të vitit 2019”. Sigurisht që doli të ishte promovim për videoklipin e saj muzikor “Harder”./21Media