Flet këngëtari

Flet këngëtari

“Ajo nuk është unë”, titullohet kënga me të cilën këngëtari i njohur, Robert Berisha,  merr pjesë në Festivalin e 58-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Roberti ka thënë se nuk ia ka dedikuar askujt dhe se është thjesht një këngë e lezetshme që i mundësoi të jetë pjesë në këtë festival.

“Kjo është kënga ime qē do marr pjesë ne festivalin e 58 të RTSH-sē dhe që titullohet “Ajo nuk është unë”. Nuk ja kam dedikuar askujt është thjesht një këngë e lezetshme që më mundësoj të marr pjesë në këtë festival dhe në atë skenë të bukur që vetëm @veragrabocka dhe @alketavejsiu dinē ta bëjnë, dhe për këtë është fajtore @fifi.official.fr me orkestrim nga dy miqt e mi @duobass.records… e kam pranu ftesën me shumë dëshirë sidomos ku këndohet live me orkestër profesionale…kush do qê ta fitoj le ta gëzoj vendin e parë, për mua pjesëmarrja ështē e rëndësishme dhe kënaqësi të jem në mesin e këngëtarëve shumë të mirë shqiptarë”, ka shkruar Roberti në Instagram.

Siç është bërë e ditur në faqen zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar në rrjetin social Instagram, të gjitha këngët pjesëmarrëse në këtë festival publikohen në Youtube sot në ora 18:00.

 

View this post on Instagram

 

Kjo është kënga ime qē do mar pjesë ne festivalin e 58 të RTSH-sē dhe që titullohet “Ajo nuk është unë” Nuk ja kam dedikuar askujt është thjesht nje këngë e lezeqme që më mundesoj te mar pjesë në kët festival dhe në at skenë te bukur qē vetēm @veragrabocka dhe @alketavejsiu dinē ta bējn,dhe për kët është fajtore @fifi.official.fr me orkestrim nga dy miqt e mi @duobass.records… e kam pranu ftesēn me shum dëshirë sidomos ku këndohet live me orkestër profesionale…kush do qê ta fitoj le ta gëzoj vendin e parë, për mua pjesmarja ështē e rëndësishme dhe kënaqësi të jem në mesin e këngëtarëve shum të mirë shqipëtarē 👐🏻💕

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on

Në datat 19 dhe 20 dhjetor do të jenë dy netët e para të festivalit, ndërsa finalja do të mbahet më 22 dhjetor. Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision./21Media