Futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Arbnora janë ndër çiftet më simpatike të showbizit. Dyshja, të cilët janë bërë prindër rreth 6 muaj më parë, janë mjaft aktiv në rrjete sociale, ku po publikojnë pamje të shumta nga përditshmëria.

E kur jemi te rrjetet sociale, sonte bashkëshortja e Taulantit publikoi një imazh të bukur familjar. Në fotografi, Taulanti dhe Arbnora shihen mjaft të lumtur pranë djalit të tyre, Klevisit, shkruan rtv21.tv

“Familyfirst”, shkroi Arbnora, krahas fotografisë, në të cilën po merr pëlqime dhe komente të shumta.

Kujtojmë që, Taulanti dhe Arbnora janë fejuar në janar të vitit 2018. Kurse, më 28 janar të këtij viti janë kurorëzuar./21Media