Një burrë ‘romantik’ u turpërua në rrjetet sociale pas një propozimi që i bëri të dashurës së tij, duke e vendosur unazën e gjyshes së tij, me të cilën i propozoi martesë partneres së tij, në salsiçe para se t’ia servonte për mëngjes.

Partnerja e mahnitur ndau këto fotografi në Facebook, pasi i tha “PO” të dashurit të saj, e cili e befasoi atë me një pjatë me salsiçe dhe palpeta, ku shkruante “a do të martohesh me mua?”.

Burri kishte vendosur pesë salsiçe rreth një palpete për të krijuar “një dorë”, dhe e kishte vendosur një unazë.

“Kjo ndodhi! A i thashë “po”?! Natyrisht që i thashë. Pjesa më e mirë? Kjo është unaza gjyshes së tij. Shumë urime për mua”, shkroi nusja e ardhshme./21Media