A është sëmundje dhe si trajtohet pedofilia?, për RTV21 sqaron psikologu Imri Zabeli

Arrestimi i një mësuesi në pension nga Prizreni për pedofili ngjalli shumë reagime.
Siç ka bërë të ditur policia për portalin rtv21.tv ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.
71 vjeçari u identifikua përmes një hulumtimi gazetaresk.
Pedofilia nuk është term i panjohur e as dukuri e rrallë në komunitetin tonë. Por a është gjendje normale e një personi apo si duhet të trajtohet për portalin rtv21.tv ka folur psikologu klinik, Imri Zabeli.
Ai ka thënë se sipas Asociacioni më i madh dhe kredibil i Psikologëve Amerikanë (APA) e kualifikon pedofilinë si çrregullim.
“Duke qene se Pedofilia si çrregullim prodhon sjellje qe kanë pasoja për fëmijët, atëherë qasja ndaj pedofilisë është sa shëndetësore aq më shumë edhe ligjore.”, ka treguar Zabeli.
Megjithatë ai ka shtuar se APA nuk ka dhënë shumë udhëzime se cila formë e trajtimit psikologjik është e nevojshme rreth trajtimit të këtij çrregullimi.
“Psikiatria forenzike është më se shumti e involvuar ne evidentimin dhe ekzaminimin e çrregullimeve te pedofilisë, dhe njëherazi për te kualifikuar se veprimet e kryera, a kualifikohen si pedofili dhe si rrjedhoje a bien ne sferën e veprës penale.”, ka bërë të ditur Zabeli.
Sa i përket rastit në fjalë, avokati Artan Çerkini për portalin rtv21.tv ka thënë se sipas Kodit Penal kryesi i kësaj vepre penale mund të dënohet deri ne 10 vjet burgim.
76 vjeçari dyshohet se ka joshur për marrëdhënie intime një vajzë të mitur 15 vjeç. Megjithatë 15 vjeçarja ishte imagjinare, pasi që ajo ishte gazetarja që realizoi hulumtimin.
Ndërkohë Prokuroira Themelore në Prizren sot konfirmoi sot se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit i cili gjendet në ndalim 48 orësh nga data 28.04.2022./21Media

Back to top button