Janë bërë pothuajse dy vjet që kur Dua Lipa ka zyrtarizuar lidhjen me 21 vjeçarin Anwar Hadid.

Dua së fundmi ka bërë kureshtarëadhuruesit e saj me një postim të publikuar në rrjete sociale me të cilin bëri që shumë të besonin se ajo ishte shtatzënë.

Ajo ka publikuar  një fotografi e veshur në një fustan të shkurtër të gjelbër, ku në mbishkrim ylli i “Levitating” la disa ‘emoji’, përfshirë një fëmijë, një shishe për fëmijë dhe një arush.
megjithëse më pas i fshiu.

Menjëherë pas kësaj, aludimet u përhapën mjaft shumë duke bërë të mendojnë që ajo po sjellë fëmijën e parë me Anwar.

25 vjeçarja ka hedhur poshtë këto aludime duke iu përgjigjur njërit prej komentuesve në Instagram.

“Ajo është shtatzënë?”, ka shkruar një ndjekës, megjithëse Lipa u përgjigj, “është ushqim zemër”.

Kujtojmë se këngët më të njohura të Duas janë “Fever”, “Physical”, “Don’t Start Now”, “New Rules” e shumë të tjera.