U.d e presidentit, Vjosa Osmani pasi vizitoi Klinike Infektive në QKUK, para mediave foli edhe për vaksinën kundër koronavirusit.

Ajo u shpreh se janë bërë vonesa që nuk duhet të arsyetohen, sa i përket arritjes se vaksinës në Kosovë.

“Shtetet e tjera janë para nesh, prandaj edhe ne duhet të kërkojmë dhe do të kërkojmë përgjegjësi nga qeveria pse ne nuk jemi të përgatitur dhe pritet sipas të gjitha gjasave vaksinat të vijnë dikur tek pas prillit, kjo nuk do të thotë që tash nuk janë duke u bërë edhe përpjekje të tjera maksimale, në mënyrë që të marrim ndihmën e disa shteteve të BE-së”, tha Osmani.

Ajo po ashtu bëri të ditur se ndonëse e ka kaluar Covid-19 do të vaksinohet kur të jetë e disponueshme.

“Natyrisht që do ta marrë vaksinën kur do që të jetë e disponueshme, por prirotet kemi punëtorët shëndetësorë, personat mbi 65 vjeç dhe vaksinimin e personave me sëmundje kronike. “, tha Osmani./21Media