Lëkura e thatë është problem shumë i shpeshtë që ndonjëherë shkakton edhe irritim dhe kruajtje të lëkurës. Përdorimi i qumështit i ndihmon shumë lëkurës në zbutjen e saj dhe në rikthimin e elasticitetit.

Qumështi balancon nivelet e PH-së  dhe ka veti qetësuese ndaj acarimit që shkaktohet nga thatësia.

Një metodë shumë e thjeshtë për evitimin e tharjes së lëkurës është përzierja e një luge të çajit me limon të freskët, së bashku  me 4 lugë qumësht dhe 2 lugë krem, të cilin zakonisht e përdorni.

Lëreni maskën të qëndrojë rreth 10 minuta dhe pastaj mund ta pastroni. Aplikoni këtë maskë rregullisht para se të bëni dush dhe do të vëreni se lëkura juaj do të bëhet shumë më e butë dhe më e hidratuar./21Media