Stili i veçantë i Gilit

Stili i veçantë i Gilit

Kohën e fundit paraqitjet skenike të artisteve të njohura në përgjithësi janë në fokus të veçantë të mediave rozë, por, edhe vetë publikut.

Disa prej tyre bëjnë ndryshime të mëdha në stil, e në veçanti kanë guxim të bëjnë ndryshime me ngjyrat e tyre të flokëve.

Për dallim nga këto ekzistojnë disa artiste shqiptare që janë shumë të dashura për publikun, duke i qëndurar besnike ngjyrës së flokëve dhe stilit, shkruan rtv21.tv

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja e njohur, Gili, të cilën asnjëherë nuk e keni parë si zeshkane. Ndonëse i është përshtatur trendit dhe kohës, ajo i ka qëndruar besnike ngjyrës së bardhë të flokëve.

Gili është ndër këngëtaret më të njohura dhe të dashura të estradës sonë. Pjesë e skenës muzikore ajo është që nga vitet e 80-ta./21Media