A iu kanë harxhuar rezervat Shyhrete Behlulit?
8 Nëntor 2020
Pandemia e koronavirusit pati ndikim në shumë sfera duke përfshirë ekonominë. E në këtë aspekt u goditën edhe këngëtarët, shkruan portal rtv21.tv
Anulimi i koncerteve dhe ahengjeve bëri që vera të iu kalojë pa ndonjë fitim. Madje disa prej tyre janë ankuar edhe se u janë harxhuar rezeravat.
Megjithatë rezervat e parave që Shyhretja ka mbledhur me anë të profesionit të saj duket se nuk janë harxhuar. Ajo në emisionin “1 kafe prej shpisë” pranoi se projekti i saj “Jam shqiptar” në bashkëpunim me këngëtarin turk Sinan Akcil ishte i kushtueshëm.
“Kemi këndu suhmë vjet me pasë dicka me rujt..ka fillu para pandemisë kjo puna e kangës e projektit që ka qenë në gjysmë në pandemi dhe u dashtë me e realizu.”, tha Shyhretja./2Media