Javë më parë, Kylie Jenner zbuloi publikisht se ajo dhe ish-partneri, Travis Scott qëndruan në karantinë së bashku.

Sigurisht ky vendim erdhi për të qenë sa më pranë vogëlushes së tyre Stormi, megjithëse që nga ajo kohë adhuruesit dyshojnë se ata janë rikthyer krah njëri-tjetrit.

Dje Kylie ka postuar në llogarinë e saj në Instagram dy foto ku shfaqet tërheqëse dhe krah saj gjendet reperi i famshëm. Dukeshin sikur ishin nisur në një darkë romantike për të qëndruar pak vetëm.

Dyshja e shumëpërfolur edhe pas ndarjes janë shprehur se ruajnë raporte miqsore, por ka shumë persona që e dyshojnë këtë gjë.

 

View this post on Instagram

 

dress up with @matthewmwilliams @givenchyofficial 🤍 this collection is wow 🤤🤤 congrats !!! can’t wait to see more. ✨✨

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on

Travis së fundmi ka folur në lidhje me mendimet e tij për rritjen e të bijës dhe se si ai do të donte që ajo të rritet.

Në .WAV Radio me Chase B, Travis tregoi se ai dhe Kylie po mundohen të bëjnë gjithçka që ajo të arrin të bëhet një grua e fortë, e sigurt dhe e aftë.