Këngëtari David Dreshaj nuk ka të ndalur,  pas suksesit të këngës “Lonely” ka gati një tjetër projekt.

RTV21 mëson se ylli i ri i muzikës shqiptare për pak ditë do të sjellë projektin më të ri muzikor që do të quhet “Ta fala”.

Kënga është punuar në studion e PandaMusic me Tonic, Denk dhe DjBanz e Fatjon Miftari.

Për klipin është kujdesur Imagine Films e do të jetë e stilit Pop/Reggaraton e natyrisht që i përshtatet më miri Davidit.

Djaloshi me origjinë nga Malësia ka treguar gjithmonë që është detajist në çdo gjë, andaj kureshtja shtohet çdo herë e më shumë për këtë projekt./21Media