Seriali i njohur turk “Jetë e hidhur”, ishte njëri ndër serialet më të pëlqyera në Kosovë, që është shfaqur  në RTV21.

Pjesë e këtij seriali ishin aktorë të ndryshëm. Shikuesit e këtij seriali i njohën edhe aktorët tjerë me rolet e tyre si pozitive ashtu edhe negative, shkruan rtv21.tv

Mehmet Polat, aktori i cili në serial i dha jetë rolit të “Bekirit” u bë i njohur për rolin e tij negativ që kishte.  Nëse e mbani në mend “Bekiri” ishte udhëheqësi i bandës së armikut të kryepersonazhit Mehmet Kosovarit.

Aktori tani ka 51 vjet dhe ka pësuar ndryshime të shumta. “Bekiri”, karrierën e tij si aktor e vazhdoi edhe pas këtij seriali. Por, aktori 48 vjeçar ka edhe një profesion tjetër jashtë botës së akrtimit, tani “Bekirin” e gjejmë si fotograf.

Mehmeti tani duket shumë më ndryshe nga koha kur luante në serialin “Jetë e hidhur”. Ai ka flokë dhe mjekër të madhe për shumë njerëz mund të duket si një person tjetër.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga fotografi të aktorit nga perditshmëria e tij./21Media