A ju kujtohet përurimi i obeliskut “New Born” (Video)
17 Shkurt 2017
Emocionet e para që u shfaqën 9 vite më parë
Emocionet e para që u shfaqën 9 vite më parë
Me rastin e pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008, u bë edhe përurimi i obeliskut të famshëm “New Born”.
Kjo logo ishte e ideuar nga Fisnik Ismaili, tashmë deputet i kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
E me kalimin e viteve, obelisku “New Born” pati ngjyra të ndryshme, të verdhë, me ngjyrat e ushtrisë, me ngjyrat e qiellit etj, shkruan rtv21.tv
Por, në këtë 9 vjetor pamja e obeliskut është me ngjyrë të hirtë dhe dy shkronjat e saj janë të rrëzuara.
Në videon që sjellim do t’ju tregojmë një pamje nga përurimi që iu bë për herë të parë këtij obelisku./21Media