Nga larja e rregullt e duarve te mbajtja e një maske në fytyrë, ka disa gjëra që mund të bëni për të zvogëluar rrezikun e koronavirusit.

Tani, një studim i ri pretendon se mbajtja e syzeve gjithashtu mund të ulë rrezikun e Covid-19.

Studiuesit nga Spitali Suizhou në Kinë, thonë se përdorimi i syzeve mund të ofrojë një shkallë të mbrojtjes nga Covid-19, transmeton rtv21.tv.

Në studim, ekipi analizoi 276 pacientë me koronavirus në një spital në provincën Hubei të Kinës. Ata zbuluan se vetëm 6% mbanin syze për më shumë se tetë orë në ditë. Në krahasim, 31.5% e popullsisë së përgjithshme në Hubei që mbajnë syze në të njëjtën kohë, duke treguar se mbajtja e syzeve mund të jetë mbrojtëse ndaj virusit.

Në studimin, botuar në “JAMA Ophthalmology, studiuesit, të udhëhequr nga Weibiao Zeng, thanë: Në këtë studim kohor të pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 në Suizhou, përqindja e të sëmurëve me COVID-19 të cilët mbanin syze për çdo ditë ishin më e vogël se ajo në popullatën e përgjithshme, duke sugjeruar që përdoruesit e syzeve mund të jenë më pak të ndjeshëm ndaj COVID-19.

Sidoqoftë, ekspertë të tjerë kanë paralajmëruar që gjetjet e këtij studimi duhet të merren me rezerva.

Në një editorial që shoqëronte studimin, Dr Lisa Maragakis, një profesoreshë e asociuar e mjekësisë dhe epidemiologjisë në Universitetin Johns Hopkins, shpjegoi se studimi ka një numër kufizimesh. Kjo përfshin faktin që studimi është bërë vetëm me pacientë nga një spital.

Dr Maragakis bëri thirrje për më shumë studime për të konfirmuar gjetjet dhe për të përcaktuar “nëse ka ndonjë përfitim në rritje nga mbajtja e syzeve ose formave të tjera të mbrojtjes së syve në mjediset publike, përveç mbajtjes së maskës dhe distancimit fizik”./21Media