Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj deklaroi se LDK-ja është e gatshme ta mbajë seancën konstituive të Qeverisë. Sipas Selmanajt, dita e shtunë mund të jetë dita e mbajtjes së kësaj seance.

“Gjatë ditës së nesërme vendoset, me shumë gjasë do të jetë dita e pasnesërme ajo që do të jetë dita kur ne do ta zgjedhim Qeverinë e re. Ajo çka është e rëndësishme për LDK-në është që Kosovës në këto rrethana i duhet një Qeveri me kapacitete të plota që do t’i dalë në ballinë të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohet vendi. “, deklaroi Selmanaj./21Media