A ka ndonjë vendim që lejon familjarët të qëndrojnë tek pacientët me COVID-19?
18 Dhjetor 2020
Pas zhurmës mediatike se familjarët po qëndrojnë pranë pacientëve me Covid-19 në spitale, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se nuk ka ndonjë vendim nga ministria që e lejon një gjë të tillë.
“Nuk ka ndonjë vendim, sidomos nga Ministria e Shëndetësisë apo edhe nga menaxhmenti i SSHKUK-së që mu më është paraqitur që mund të lejohet familjarët për shoqërim në klinikat Covid, përpos rasteve të cilat janë në protokollet dhe udhëzuesit edhe të OBSH-së edhe të IKSHPK-së , që nënkupton ata të cilët janë pozitiv, janë të shëndetshëm dhe mund të kujdesen, ose ata që mund të hyjnë me paisje dhe mjete mbrojtëse”, tha Zemaj./21Media