Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci gjatë seancës sot ka lajmëruar se dyshohet se ka deputetët të cilët kishin njoftuar se janë pozitiv me Covid – 19 janë prezent në sallë.

“I ftoj shefat e grupeve parlamentare për një konsultim të shkurt 2 minuta sepse ka njoftime nga disa deputetë, që nuk mund të marrin pjesë në komisione sepse janë identifikuar pozitiv me Covid para 4 ose 5 dite tash janë të pranishëm në sallë”, tha Nagavci.

Megjithatë, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se dëshiron të sqarohet pas aludimeve se deputeti, Bekë Berisha është pozitiv me Covid-19.

Haradinaj tha se këtë e dëshmon me anë të një certifikate se Berisha ka rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për ta votuar në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. /21Media