Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar se nuk ka pasur takime lidhur me çështjen e zgjedhjes për president të vendit.

Kurti gjatë konferencës për media ka thënë se Kosova tash e ka një president, ndërsa ka theksuar se duhet të ketë unitet, e që sipas tij s’ka derisa është një “qeveri e paligjshme”.

Ai ka përsëritur se zgjedhje të reja duhet të mbahen sa më parë, por që shton se nuk varet nga deputetët e partisë së tij për shkak të mungesës së votave nga partitë tjera./21Media