A ka persona të lënduar në Spitalin e Mitrovicës? Për RTV21 tregon drejtoresha e spitalit

Në Spitalin e të Përgjithshëm të Mitrovicës nuk ka kërkuar ndihmë asnjë person pas situatës së krijuar në veri të Mitrovicës. Kështu për portalin rtv21.tv deklaroi drejtoresha e Spitalit Luljeta Zhubi-Buçinca.
Ajo tregoi se ndihmë sonte kanë kërkuar tre persona të lënduar në aksidente trafiku.
”Në spitalin tonë kanë kërkuar ndihmë tre persona, të lënduar në aksident trafiku”, tha ndër tjera ajo.
Pas situatës së krijuar në Veri të Mitrovicës pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, Policia ka njoftuar se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, dhe se ka pasur maltretime ndaj qytetarëve.
RTV21 mëson se tre shqiptarë janë rrahur nga serbët në Leposaviç.
Bëhet fjalë për  tre persona që ishin duke udhëtuar me kamionin e tyre, por janë ndalur nga serbët lokal janë keqtrajtuar, aktualisht shqiptarët janë në stacionin policor në Leposaviç./21Media

Back to top button