A ka pilot për avionin? Kjo pyetje parashtrohet në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim pas zjarreve që u paraqitën në Maqedoni

A ka pilot për avionin? Kjo pyetje parashtrohet në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim pas zjarreve që u paraqitën në Maqedoni

Arsyeja për këtë është se ky institucion disponon me tre avionë, por për momentin, mund të fluturojnë vetëm dy prej tyre. Njëri avion nuk mund të ngjitet në ajër për arsye se piloti që e drejton atë, ndodhet për trajnim shtesë në Spanjë.

“Për ç‘arsye duhet të dërgohet piloti për trajnim në Spanjë, në mes të sezonit, kur ekziston rreziku më i madh. A nuk mund që kjo të presë dhe piloti të jetë këtu në dispozicion?”, tha Maksim Dimitrievski, LSDM.

Njeriu i parë i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim u përgjigj se është më tragjik fakti se dy personat e punësuar në Drejtori, dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës edhe atë në kohë krize. Saliu gjithashtu zbuloi se një person i cili për tre vjet ka marrë pagë për pilot, as edhe një herë të vetme nuk ka fluturuar me avion për shuarje të zjarreve, sepse nuk ka pasur trajnim të duhur për ta drejtuar avionin.

“Patëm një pilot që e mbajtëm për tre vjet. Nuk kishim mjete për t’i paguar trajnim që të fluturojë me avion. Tre vjet merrte pagë, ndërsa rrinte, pa mos fletuar as edhe një herë të vetme”, tha Shaban Saliu, drejtor i DMSH.

Përndryshe, nga VMRO-DPMNE sot kërkuan mbledhje urgjente në lidhje me zjarret e paraqitura në vend. Por nga LSDM-ja u përgjigjën se kjo është hipokrizi dhe se VMRO-DPMNE synon që  në mënyrë shtesë ta bllokojë punën e Kuvendit. Ndërkohë, në vend, aktive janë disa zjarre, ku më seriozi është ai në Treblje. Në shuarjen e tij janë përfshirë edhe pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë, raporton TV21./21Media