Dhurata aktive

Dhurata aktive

Si pasojë e koronavirusit, i cili ka përfshirë shumë venden të botës, njerëzit duhet të qëndrojnë brenda. Kjo situatë aspak e lehtë, ka përfshirë edhe artistët, të cilët natyrisht nuk janë mësuar të qëndrojnë të izoluar.

Ata po mundohen që ta kalojnë këtë kohë pandemie përmes rrjeteve sociale, duke publikuar imazhe dhe pamje të ndryshme për ndjekësit e tyre.

E kur jemi te artistët, sot këngëtarja e mirënjohur, Dhurata Dora përmes një postimi u bëri një pyetje fansave, shkruan rtv21.tv

“A ma mir mrena a n’ballkon?”, shkroi artistja, me ç’rast publikoi dy imazhe, në të cilat duket natyrale.

Faqja e statistikave worldometers deri më tani raportoi për mbi 31.700 persona të vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën dhe për rreth 678 mijë të infektuar./21Media